Kohët e fundit problemet ekonomike dhe shoqërore në Greqi dhe Shqipëri kanë ndikuar në shërbimin shëndetësor publik. Problemet e shërbimit shëndetësor janë të ngjashme dhe përqendrohen në:
-
Koston e lartë te proçedurave mjekësore dhe mjekimit
-
Menaxhimin dhe kontrollin jo të plotë të pacientit nga sistemi mjekësor
-
Menaxhimin jo të mirë të dosjeve mjekësore
Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në këtë zonë dhe natyrshëm lind pyetja: Si mund Teknologjia e Informacionit (ICT) dhe bashkëpunimi ndërkufitar të krijojnë një sistem për të adresuar dhe zgjidhur këto probleme?

Rreth Projektit



Partneriteti ndërkufitar beson se teknologjia e informacionit mund te luajë një rol parësor në përmirësimin e efikasitetit të sektorit shëndetësor dhe në veçanti të kardiologjisë.
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kujdesit shëndetësor të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Është propozuar një sistem ku një rëndësi parësore do të ketë krijimi i dosjeve elektronike kardiologjike, bashkëpunimi i kardiologëve nëpërmjet platformës së shkëmbimit të të dhënave si dhe ofrimi i shërbimeve telemjekësore.
Departamenti i Kardiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “G. Hadzikostas” të Janinës do të luajë rolin e mentorit në këtë partneritet sepse zotëron klinikën më të përshtatshme për të operuar këtë sistem në mënyrë që ai të shërbejë si model për një adoptim më të gjerë në të ardhmen.
Departamenti përkatës i Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani” do te zhvillojë më tej ekspertizën dhe njohuritë në ketë fushë.
Universiteti i Janinës (që është edhe partneri udhëheqës për gjithë projektin) do të zhvillojë bazën e sistemit informativ të nevojshëm në bashkëpunim me kontributin e klinikave partnere të përfshira në projekt dhe me kontraktorin e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Objektivat e Projektit përmblidhen si më poshtë:
-
Të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore ndaj popullsisë lokale dhe jo vetëm, që vuan nga sëmundje kardiovaskulare nëpërmjet zbatimit dhe përdorimit të një sistemi EHR (Arkiva Electronike e Pacientit) të përshtatur në sëmundjet kardiologjike
-
Të vendosë në kontakt Ekspertet e Kujdesit Shëndetësor, veçanërisht kardiologët, nëpërmjet krijimit te platformës bashkëpunuese të tele-konsultimit, shkëmbimit te ekspertizës dhe eksperiencave.
Rezultatet direkte dhe të menjëhershme të projektit që lidhen me ofrimin e shërbimeve shëndetësore:
-
Disponueshmëria e informacionit të plotë dhe objektiv për çdo pacient
-
Minimizimi i gabimeve në diagnostifikime dhe trajtime (shmangia e përsëritjes së testeve të dhimbshme, recetat kontradiktore)
-
Shpërndarja e informacionit rreth pacientit kur të nevojitet, akoma edhe kur pacienti nuk është prezent
-
Të pasurit akses të informacionit mjekësor të pacienteve të largët, e nevojshme kjo për të kryer proçedurat mjekësore
-
Zvogëlimi i izolimit gjeografik dhe fizik të pacientëve
-
Zvogëlimi i incidenteve në spitale
-
Përmirësimi i shërbimeve mjekësore në nivel lokal
-
Përmirësimi i sistemit informatik për ekipit mjekësor dhe lehtësimi i përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve moderne sipas standarteve nderkombëtare
-
Promovimi dhe përmirësimi i kërkimeve shkencore nëpërmjet aksesit direkt dhe të shpejtë të njohurive të reja.
-
Lehtësimi i proçesit të kualifikimit të vazhdueshëm të personelit
-
Studimi dhe analizimi i të dhënave mjekësore nga zona të mëdha gjeografike, pra nga një numër i madh shkencëtarësh dhe doktorësh.
-
Komunikim direkt midis klinikave të spitaleve – Mundësi aksesi të specialistëve që ishin te pamundur te kontaktoheshin më përpara
-
Bashkëpunim midis profesionistëve që punojnë ne fushën e Shëndetësisë në Teknologjinë e Informacionit (health ICT)
-
Kursimi i të ardhurave në trajtimin, transportin dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor.
The project is co-funded by the European Union and by National funds of Greece & Albania
under the IPA Cross-Border PROGRAMME "Greece-Albania 2007-2013"