The project is co-funded by the European Union and by National funds of Greece & Albania
under the IPA Cross-Border PROGRAMME "Greece-Albania 2007-2013"



Universiteti i Janinës u themelua në vitin 1964. Sot me shumë se 15.000 studentë ne sistemin universitar dhe pasuniversitar po arsimohen nga një staf akademik prej 550 anëtarësh... Informacion shtesë gjendet këtu.
Qendra e Teknologjisë Mjekësore dhe Sistemeve Inteligjente të Informacionit (MedLab) është një qendër kërkimore moderne dhe e pavarur në Departamentin e Shkencave Materiale dhe Inxhinierisë në Universitetin e Janinës. Qendra është aktive në fushat e Inxhinierisë Biomjekësore dhe Sistemeve Inteligjente te Informacionit. Qendra ka marrë vlerësime ndërkombëtare për ekselencën në kërkimet e një niveli të lartë shkencor dhe aplikimet më të fundit nga fusha e Teknologjisë së Informacionit.... Informacion shtesë gjendet këtu.
Partneriteti




Spitali Rajonal i Gjirokastrës mbulon nevojat e rreth 100.000 banorëve në prefekturën e Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë. Ndodhen 10 klinika në spital (Urgjenca, Poliklinika, Banka e Gjakut, Laboratori, MRI, Pediatria, Kardiologjia, Urologjia, Kirurgjia, dhe Gjinekologjia).
Spitali ka 180 krevate dhe një staf prej 242 punonjësish të specializuar (nga te cilët 37 janë doktorë dhe 97 janë infermiere). Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” që diplomohen në Infermierinë e Avancuar zhvillojnë praktikën në këtë spital.
Spitali krenohet për shërbimet e konsoliduara mjekësore, administrative, profesioniste dhe etike ndaj pacientëve dhe te afërmve të tyre.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës
“Omer Nishani”


Spitali u themelua me strukturën organizative qe ka sot në 1987. Departamenti i Kardiologjisë përbëhet nga Klinika e Kardiologjisë qe zotëron 29 krevate dhe u ofron shërbim shëndetësor 1.600 pacientëve në vit, Qendra Koronare, që ka 7 krevate dhe u ofron shërbim shëndetësor më shumë se 700 pacientëve në vit, the Infermieria e Kontrolleve të Rregullta të Kardiologjise ku ekzaminohen çdo vit me shumë se 3700 paciente nga rajoni i Epirit dhe Shqipëria Juglindore, dhe Infermieria e Urgjencave Kardiologjike ku ekzaminohen çdo vit rreth 3700 pacientë. Departamenti ka pajisje bashkëkohore si p.r.sh.: Contrast Echocardiography, Stress test, Holter, Hemodynamic... Informacion shtesë gjendet këtu.
Spitali i Përgjithshëm “G. Hatzikostas”



