


The project is co-funded by the European Union and by National funds of Greece & Albania
under the IPA Cross-Border PROGRAMME "Greece-Albania 2007-2013"
Spitalet “G. Hatzikostas” dhe “Omer Nishani” e përmbushin plotësisht këtë objektivë. Sipas të njëjtës analizë, pikat e dobëta janë “Mungesa e bashkëpunimit ndërkufitar në sektorin e shëndetësisë” dhe fakti që “Spitalet cilësore përqendrohen vetëm në qendrat e prefekturave duke kufizuar aksesin tek e gjithë popullata”.
Mundësia që shfaqet është telemjekësia ndërsa rreziku më i madh është “popullsia në plakje” (e shoqëruar kjo me patologjitë kardiovaskulare në rritje, në rastin tonë). Projekti i propozuar është bazuar në këtë analizë dhe ka për qëllim të përdorë avantazhet e identifikuara (kualifikimin e vazhdueshëm dhe ekspertizën e kardiologëve të përfshirë), në mënyrë që të merret me pikat e dobëta (mungesën e bashkëpunimit dhe aksesit) dhe të përdorë telemjekësinë, veçanërisht tele-kardiologjinë, që të rrisë standartin e jetesës së popullsisë duke promovuar zhvillim lokal te qëndrueshëm në zonën ndër-kufitare.

Nevojat
Sipas përshkrimit të Programit “Ambientet/pajisjet ekzistuese në anën Greke përdoren nga popullsia në të dy anët e kufirit sepse spitalet në Shqipëri përballen me një mungesë të theksuar pajisjesh mjekësore. Gjithsesi, këto marrëdhënie ndërkufitare spitalore janë të paorganizuara mirë, dhe si rezultat, ka mjaft hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm”.
Në të vërtetë, është vënë re një lëvizje e madhe pacientësh nga Shqipëria e Jugut që vuajnë nga sëmundjet e zemrës drejt Greqisë Veri-Perëndimore, dhe në veçanti drejt dy spitaleve të Epirit. Kjo lëvizje ka rritur ngarkesën e punës së kardiologëve por edhe shpenzimet funksionale te spitaleve. Si rezultat lindi ideja qe të krijohet një strukture më e gjerë bashkëpunimi midis ofruesve të kujdesit shëndetësor në gjithë zonën; Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe Spitalit të Përgjithshëm “G. Hatzikostas” në Janinë.
Sipas analizës SWOT të Programit Ndër-Kufitar IPA Greqi-Shqipëri, përsa i përket fushave të kërkimit shkencor, inovacionit, kujdesit social dhe shëndetësor, avantazhet janë krijimi i “Qendrave spitalore moderne në qendrat e prefekturave” dhe “Trajnimi i vazhdueshëm i personelit mjekësor”.