Gjirokastra është një qytet në jug të Shqipërisë me një popullsi rreth 43.000 banorë. Është qendra e rrethit të Gjirokastrës dhe e Qarkut të Gjirokastrës. Qarku i Gjirokastrës është një nga 12 qarqet e Shqipërisë. Ai përbëhet nga rrethet Gjirokaster (popullsia 57.000 banorë), Përmeti (popullsia 22.000 banorë) dhe Tepelena (popullsia 24.000 banorë). Popullsia e qarkut përfshin edhe një minoritet Grek në numër të konsiderueshëm. Në Juglindje Gjirokastra kufizohet me Greqinë. Kujdesi shëndetësor për gjithë qarkun ofrohet nga pjesëmarrësi në projekt i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”. Si rezultat, zbatimi me sukses i projektit të propozuar do të ketë një ndikim te menjëhershëm në një zonë të madhe të Shqipërisë me një popullsi me më shumë se 100.000 banorë. Përmirësimi i njohurive dhe ekspertizës, si dhe furnizimi me pajisje do të sigurojë shërbime më të mira shëndetësore për këtë popullatë.
Vendndodhja e Aktiviteteve – Ndikimi në zonë



The project is co-funded by the European Union and by National funds of Greece & Albania
under the IPA Cross-Border PROGRAMME "Greece-Albania 2007-2013"

Janina është qyteti më i madh i Epirit në Greqinë Veri-Perëndimore, me një popullsi metropoli prej 120.000 banorësh. Është qendra e Prefekturës së Janinës dhe Rajonit të Epirit që kufizohet me Qarkun e Gjirokastrës ne Veri-Perëndim. Rreth 350.000 banorë jetojnë në Epir. Janina ka një spital të Përgjithshëm (“G. Hatzikostas që merr pjesë në projekt) dhe një spital Universitar pranë Universitetit të Janinës (që gjithashtu merr pjesë në projektin Telekardiologjia). Universiteti dhe spitalet janë një pikë reference për gjithë njerëzit që jetojnë në Epir. Përfitimet nga projekti i adaptimit të Teknologjisë së Informacionit për Spitalin “G. Hatzikosta” do të kenë një ndikim direkt në gjithë popullsinë e rajonit, veçanërisht për pacientët me probleme kardiovaskulare të cilët zakonisht vizitojnë spitalet në Janinë dhe jo qendrat shëndetësore dhe spitalet lokale.

Panorama of Gjirokastër
Panorama of Ioannina